Presidenti i ri i Zimbabve është Mnangagwa, u njoftua në mëngjes herët pasi votat e para kane treguar  fitoren e shumicës së vendeve në Parlament

Nga: Nicola De Angelis 

Zimbabve ka rikonfirmuar presidentin që po largohej Emmerson Mnangagwa nga partia Zanu-PF në detyrë që nga nëntori 2017 me një shumicë prej 109 vendesh, të mjaftueshme për të pasur shumicën në parlament

Rivali i tij kryesor është Nelson Chamisa, te cilit tani i janë dhënë 41 vende, duke qenë pjesë e Lëvizjes për Ndryshim Demokratik (MCD). Nëse Mnangagwa arrinte të merrte edhe 30 vende gjatë shfletimit, ai mund të kishte dy të tretat e Parlamentit, të mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën. Kane mbetur  58 vende për t’u ndarë.

Zimbabve erdhi në zgjedhje pasi Mugabe, presidenti i cili ka qeverisur për pothuajse dyzet vjet, u rrëzua nëpërmjet një lloj grushti shteti të projektuar pikërisht nga partia e tij, Zanu-PF përmes presionit nga Emmerson Mnangagwa.  Mugabe ka qeverisur për një kohë të gjatë duke mbajtur pushtetin me dhunë, i tij është quajtur një regjim autoritar që është njollosur me dhunë dhe  paligjshmeri te renda dhe dëme kundër popullatës. Mugabe, përpara grushtit të shtetit, kishte njoftuar se ishte ne qëllimet e tij te paraqitej në zgjedhje. Sot ai është 93 vjeç. Emmerson Mnangagwa mbajti postin e presidentit derisa Zimbabve shkoi në zgjedhje të reja.

Nuk kane munguar kritikat nga ana e Chamisa, e cili pretendon se komiteti zgjedhor po vonon shpërndarjen e rezultateve vetëm për të favorizuar partinë e Zanu-PF. Në fakt, kjo parti ende ushtron pushtet të madh mbi forcat e sigurisë që kontrollojnë vendin.

Veritas.com.al/