Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike, është një vendim i pakonsultuar dhe që qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të këtij procesi. Kështu është shprehur i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani.
Nishani tha se procesi për zgjedhjen e parakohshme të kryetarit është i imponuar dhe se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD. Ish-presidenti Nishani thotë se duhet të bëhet një analizë e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, dhe se hapi tjetër duhet të ishte dorëheqja e lidershpit të PD. Duke folur për akuzat e PD për ‘masakrën elektorale’ në zgjedhje, Nishani thotë se kjo është një retorike për të kaluar procesin e zgjedhjeve.
Më tej Nishani ka mohuar se Sali Berisha, lideri historik i PD, të ketë ndikuar në vendimet e Luzlim Bashës, në lidhje me aludimet e shumta që hidhen në media nga politikanë e analistë të ndryshëm.
‘Mbledhja e këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës. Nuk kam komunikuar me z. Basha, ne si gjithë të tjerët mbetëm të tronditur dhe zhgënjyer nga rezultati i 25 prillit. Këshilli kombëtar duhet të adresonte një proces tek strukturat, të bëhej një analizë thellë tek strukturat e partisë. Në këtë situatë unë e propozova dje se është e domosdoshme të relaksojmë një ngërç të madh psikologjik që ka pushtuar strukturat e PD. Akti i parë politik duhet të ishte marrja e përgjegjësisë nga drejtuesit e PD-së duke nisur me kryetarin.’- tha Nishani.
Nishani thekson ndër të tjera, se duhet të bëhej një analizë e humbjes së zgjedhjeve, dhe se pas kësaj duhet që kryetari aktual të jepte dorëheqjen dhe të mbante përgjegjësi.
‘Analiza është një proces që nuk mund të zhvillohet dhe bëhet në situatë emergjence dhe të rregullohet. Analiza do të nxjerrë shkaqe të ndryshme. Ne duhet ta shtrijmë analizën teka baza. Njerëzit që janë në terren e kanë prekur më mirë problematikën, duke ua lënë atyre t’i merr një informacion më të prekur, që vjen nga terreni dhe ky pastaj do të shkoj tek Këshilli Kombëtar duke nxjerr konkluzionet. Së dyti duhet të jepet dorëheqjen kryetari dhe së treti të krijohej një komision i përkohshëm me personaliteti i cili do ta menaxhonte gjithë procesin e analizës që ka të bëjë me të ardhmen e PD.’- tha Nishani.
Sa i përket akuzave të PD për ‘masakrën elektorale’ në zgjedhje, Nishani tha se kjo është një retorikë manipulative për të kaluar procesin e zgjedhjeve. Nishani thekson se PD duhet të hapet ndaj shoqërisë dhe të gjej një formulë bashkimi.
‘Kjo është retorike manipulative për të kaluar procesin e zgjedhjeve, dhe po gënjen sërish. Braktisja e parlamentit rezultoi e dështuar, PD duhet të punoj 20 herë më shumë që të kapë ritmin dhe është e vështirë me këtë lidershipi. Është z Basha që do të marrë vendimin, ajo që thua ti që është masakër elektorale ose është tradhti ose është e pavërtetë. Për të mos marrë përgjegjësinë humbjes ai thotë jam në mes, nuk thotë se kam fituar dhe as se kam humbur. Ai u thotë qartë ai do të fitojë pozicionin e kryetarit të përmes në procesi farsë dhe manipulativ. Hyn me të njëjtën forcë parlamentare siç ishte kur iku nga parlamenti. Çfarë ka ndodhur?! Asgjë. PD dhe opozita po të njëjtin numër mandatesh. PS rifitoi mandatin e tretë. PD duhet të hapet ndaj shoqërisë, duhet gjetur formulë bashkimi.’- tha Nishani.