Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një deklaratë për media tha se ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin e Rinasit.

 Nga ana tjetër, qyetarët do duhet të presin ditën e nesërme për nisjen e fluturimeve komerciale.

Bëhet me dije se një avion pasagjerësh me destinacion Dubain do të ngrihet nga Rinasit edhe pse u tha se nesër do të fillonte fluturimi për qytetarët.

“Sot do të nisin të fluturimet diplomatike, humanitare, shëndetësore, emergjencat, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

Njoftoj të gjithë qytetarët se sot do ta kemi të pamundur që të nisin fluturimet civile, por do të nisin ditën e nesërme. Të gjithë kompanitë që janë të skeduluar do të nisin në territorin e Shqipërisë duke filluar nga dita e nesërme.

Kjo situatë na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të ndalur fluturimet deri në ditën e zgjedhjeve. Po punojmë për të zgjidhur këtë situatë, për të kthyer gjithçka në normalitet”,- tha Balluku.

Ende nuk dihet se nga kush janë zëvëndësuar kontrollorët, edhe pse më parë u tha se AlbControl kishte kërkuar ndihmën e partnerëve strategjikë për zëvendësimin e kontrollorëve nga vendet e tjera.

Kujtojmë se fluturimet në Rinas u pezualluan për shkak të protestës së kontrollorëve ditën e djeshme të cilët kundërshtojnë uljen e pagës prej pandemisë.

VERITAS.COM.AL