(FOTO: Lefter Zafiri duke folur mbi zhvarimin e ushtareve grek)/
Nga: Entjola Bundo/
Lefter Zafiri është një shtetas grek që ka ardhur nga vendi i tij për të parë nga afër procesin e zhvarrimeve të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke u bazuar mbi atë çfarë i kishte thënë babai i tij që kishte marrë pjesë në luftën italo-greke, Zafiri thotë për mediat se vetëm drejtuesit e garnizoneve kishin medaljone dhe jo ushtarët e thjeshtë, çka vështirëson identifikimin e tyre. Kërkimet aktualisht po zhvillohen në Dragot të Tepelenës.
Zafiri: Unë e kam origjinën nga Pogoni në anën greke të kufirit. Babai im ishte ushtar i luftës italo-greke dhe shërbeu në Drimadhe në krah të fshatit Sopik. Babai im ishte mes ushtarëve me fat të luftës, por shumica e skuadrës së tij gjenden ende nën këtë tokë.
Nga sa më ka thënë babai, krerët e kompanive kishin të gjithë medaljone, por jo ushtarët e thjeshtë, ata kishin vetëm letërnjoftimin dhe në kohën kur janë vrarë disa familje i kanë kërkuar me fotografi ose duke pyetur vendasit, por shumica nuk u gjendën kurrë dhe do të jetë e vështirë për t’i identifikuar menjëherë.
Veritas.com.al/