Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një pallat në Nice, në jug të Francës, si pasojë e të cilit humbën jetën shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç, anëtarë të një familje.
Zjarri shpërtheu nga një shkak i panjohur rreth orës 02:30 të mëngjesit me orën lokale në lagjen Les Moulins dhe pavarësisht mobilizimi të madh të autoriteteve për fat të keq shtatë persona humbën jetën. thanë ekipet e shpëtimit.
Një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë janë në gjendje stabile.