Duke cituar ‘pasigurinë’ rreth Brexit, kompania e këkrimit dhe vlerësimit të krditit Moody’s ka reduktuar vlerat e kreditit Birtanik vetëm pak orë pasi Theresa May deklaroi se mund ta mbante vendin në Bashkimin Europian deri në vitin 2021.

Shpallja e vendimit pak orë pas fjalimit të saj në Firence të Italisë, agjencia e vlerësmit e uli Britaninë në shkallën Aa2 nga Aa1 që ishte, gjë që gazeta gjermane Die Welt e përshkroi si një ‘shpullë fytyrës” së kryeministres.

Duke shpjeguar rënien, Moody’s tha se “çdo marrëveshje për treg të lirë do të bëjë të duhet të marrë vite të tërë për negociata, duke zgjatur më tej pasigurinë për biznesin”.Kjo do të riste më lart shpenzimet ndërsa plani për reduktimin e borxhit të Mbretërisë së Bashkuar ka nisur.

Ditën e Premte, May paraqiti planin për ta mbajtur Britaninë në BE edhe dy vjet të tjerë më tej se Marsi 2019 i premtuar kur skadon edhe data. Ajo la derën të hapur për të paguar një faturë shumë të madhe, gjatë fjalimit të saj që lideri i Brexit, Nigel Farage e etiketoi si ‘tradhëti’.

Veritas.com.al/