Në një program të gjatë, Televizioni amerikan Fox Neës, para 11 orësh, ka analizuar raportin e paraqitur nga think-tank amerikan ‘Judicial Watch’ mbi shpërdorimin e fondeve amerikanë për të financuar organizatat e Soros në Shqipëri dhe rolin e ambasadorit Lu në këtë manipulim kundër demokracisë dhe Drejtësisë  së vendit.

Sipas Fox News fondet e vjela nga taksapaguesit amerikan për të mbështetur miliarderin George Soros që të financojë partitë e krahut të majtë në Shqipëri, janë paraqitur në raportin prej 32 faqe nga Departamenti i Drejtësisë këtë javë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit  (USAID.)

Dokumentet e reja që kanë dalë në dritë tregojnë se fondet amerikane janë dërguar përmes agjencisë ‘Civil Society Project’ për të mbështetur institutin majtist të gorge Soros “East West Management Institute” përmes fushatës së USAID “Drejtësi për të Gjithë”. USAID ka shpenzuar 8.8 milionë dollarë vetëm në vitin 2016 për këtë fushatë.

Sipas programit “Drejtësi për të gjithë’ ishte projektuar që forcohet transparenca dhe efektiviteit i gjykatave në Shqipëri dhe që qytetarët të rrisin besimin ndaj Drejtësisë- sipas USAID.

Judicial Watch tha se këto para, specifikisht në Shqipëri, janë përdorur për t’i dhënë qeverisë kontroll më të madh mbi Drejtësinë.

“Administrata Obama, qetësisht shpenzoi të paktën 9 milionë dollarë në një marrëveshje direkte me miliarderin majtist George Soros për mbështetjen e qeverisë në Shqipëri”.

Një zyrtar i USAID tha për Fox Neës ditën e mërkurë se agjencia nuk ka dhënë grante për Fondacionin e Soros ‘Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

Por Judicial Watch tha se dokumentet zbulojnë se Departamenti i Shtetit i ka dhënë Fondacionit të Soros “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” disa “të ardhura direkt”për financimin e programit të tij në Shqipëri.

Në raport thuhet se nga data 10 shkurt 2017, seksioni i punëve publike në ambasadë “nuk ka marrë fonde nga Fondacioni i Soros për të mbështetur projektet ose aktivitetet’, dhe se ky seksion as i ka dhënë fonde Fondacionit…

Por në një memo tjetër të siguruar nga  prilli i vitit 2016 Ambasada e SHBA në Tiranë ka ‘sponsorizuar’ një studim krahas Fondacionit të Soros për të matur “dituritë, mbështetjen dhe pritshmërinë mbi reformën në drejtësi’ nga qytetarët shqiptarë. Sipas studimit doli se 91 për qind e përgjigjeve kanë ‘mbështetje të plotë” “ose deri diku mbështetje” për nevojën e një reforme të drejtësisë në Shqipëri.

Dokumentet që datojnë shkurt 2017 tregojnë se Departamenti i Shtetit ka përdorur fondet e taksapaguesve për të bashkë- sponsorizuar sondazhin e dytë me Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë të Soros.

Vitin e kalua, mars 2017, një grup prej gjashtë senatorëve të shteteve të Bashkuara, kryesuar nga Sen. Mike Lee, R-Utah, i dërgoi një letër ish- sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ku kërkonte një hetim mbi qeverinë Amerikane që po përdorte fondetnga taksapaguesit amerikan për të financuar asistencën e Soos në Shqipëri.

“Sen. Lee nuk ishte i kënaqur nga përgjigja e Departamentit të Shtetit … Por ai shpreson se Sekretari i ri, Pompei, do t’u japë fund këtyre pagesave”

Judicial Watch po studion informacionin mbi aktivitetin e Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi. (Përgatiti: Brooke Singman e Fox News)/

Veritas.com.al/