(FOTO: Geert Wilders, kryetar i PVV, kryeministri i pritshëm në Holandë)/

Geert Wilders, që pritet të jetë kryeministri i ardhëm i Holandës ka thënë se lënia e fronit nga Bashkimi Europian (BE) tashmë është e pakthyeshme prandaj dhe po përpiqet që të atakojë Britaninë e Madhe për daljen nga BE. Partia për Lirinë(PVV), ku Wilders është lider, sipas polleve kryeson në Holandë për zgjedhjet që po vijnë.

Që para pesë javësh Wilders duke folur për mediat tha se sipas polleve i takon të formojë qeverinë e ardhshme, duke qartësuar çdo votë dhe çdo sondazh në vend.

Duke folur mbi BE, zoti  Wilders tha se “xhindi “nacionalist” tani ka dalë nga shishja dhe se elita Europiane jo vetëm ka dështuar plotësisht, por as që mund të bëhet më asgjë për të. Ai bëri krahasim mes bllokut politik të BE dhe ditëve të fundit të Perandorisë romake e cila ra e rrethuar nga dekadenca dhe mungesa e drejtimit. Zoti  Wilders tha: “Si ditët e Perandorisë së Romës që kanë mbaruar edhe ditët e Bashkimit Evropian kanë mbaruar. Ata e dinë këtë dhe po luftojnë gjatë këtyre viteve të fundit për t’u zgjeruar, por ky proces është i pakthyeshëm”.

/Veritas.com.al/