Të paktën 140 mijë grekë kanë pushtuar rrugët e Athinës në protestën rreth debatit të gjatë në dekada mbi emrin e Maqedonisë.

Shumë grekë kundërshtojnë emrin e njëjtë Maqedonia për një shtet tjetër, pasi këtë emër mban rajoni verior i Greqisë, ‘Maqedoni”.

Protestuesit kundërshtojnë propozimin qeverisë greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kompozitori i famshëm i filmit ‘Zorba’, Mikis Theodorakis, 92 vjeç, ndodhet mes protestuesve dhe i është drejtuar turmës me fjalën e tij.

“Maqedonia ka qenë, është dhe do të jetë Greke,” tha zoti Theodorakis para turmave, duke shtuar se çdo sygjerim për zgjidhjen e debatit mbi emrin, duhet vënë në Referendum.

“Nëse qeveria konsideron të firmosë në emër të atdheut, atëherë puna e prë që duhet të bëjë është të pyesë popullin”, tha ai.

Anarkistët lyen me ngjyrën e kuqe shtëpitë e tyre ditën e Shtune, por duke shtuar se “Unë jam i qetë dhe gati”.  Para protestës ata kishin bërë thirrje se do ta mbysin ‘sheshin në gjak”

Demonstruesit, duke mbajtur flamurin grek, thërrasin “Hqini dorë nga Maqedonia”, dhe “Maqedonia është Greqi”, u mblodhën në sheshin Syntagma përballë Parlamentit.

Është e dyta herë e një proteste kaq masive pas disa javësh kur një demonstratë e madhe u mbajt në Selanik- kryeqytet i Maqedonisë, më 21 janar.

Debati me Maqedoninë ka lindur që kurse republika jugosllave mori pavarësinë nga ish- Jugosllavia në vitin 1991, dhe ka aplikuar për anëtarësi në NATO dhe BE.

Zyrtarisht ajo njihet si ‘Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë’ (FYROM) dhe si e tillë është e regjistruar në OKB.

Bisedimet mbi emrin ndodhen në zhvillim në Kombet e Bashkuara, por ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka marrë një kërcënim qëkurse ka deklaruar se ky debat do të zgjidhet në pak muaj.

Kisha Ortodokse mbështet fushatën për ta ndaluar Maqedoninë që të përdorë ndonjë variant të emrit ‘Maqedoni’.

Negociatori i OKB, Matthew Nimetz ka sugjeruar një emër alternativ si “Republika e Re e Maqedonisë”.

Veritas.com.al/

 

Greeks protesting in Athens, 4 February 2018