Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota pro e 60 kundër, kuvendi miratoi hetimin e Saimir Tahirit, sipas propozimit të deputetëve të maxhorancës, por pa i hequr imunitetin dhe pa e dorëzuar në prokurori si njeri nën hetim mbi pjesëmarrje në banda kriminale.

Ndërkaq raporti i opozitës është votuar pro vetëm nga 60 deputetë dhe mazhoranca në total ka votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit.

Në kuvend ishin të pranishëm 135 deputetë.