Pritet që Kandidati Republikan Donald Trump të fitojë Debatin e Tretë Presidencial, sonte në mbrëmje, në Universitetin e Nevada, Las Vegas.

Problemi është nëse fitorja do të mjaftojë për ta kapërcyer atë që kanë parashikuar sondazhet, pas dëmtimit kaq të madh që i është bërë me akuzat e fundit për sjelljet e pahijshme seksuale, që u përhapen me një koordinim të kujdesshëm nga sulmi i mediave pas debatit të parë të 26 shtatorit.

Trump mund të fitojë nga projekti “Surpriza e Tetorit”, që do të thotë video të shpërndara nga projekti Veritas O’Keefe që tregon politikanë të nivelit të lartë Demokratë duke dhënë këshilla se si të bëhen të besueshëm për nxitjen e dhunës në mitingjet e Trump gjatë viteve të fundit. Po kështu, shpallja publike e këtyre veprimeve e kanë detyruar këshilltarin e vjetër Robert Creamer që të japë dorëheqjen bashkë me njërin nga ndihmësit e tij, me gjithë lidhjet e forta të Creamer me Hillary Clinton dhe me Shtëpinë e Bardhë. Të tjera dorëheqje mund të paraqiten, pas provave të dhëna për koordinime të tyre të paligjshme në fushatën elektorale.

Dy faktorë të tjerë për Trump. Njëri është se vazhdon e njëjta pritshmëri për Trump, dhe që përsëritet, se Trump e mundi rivalen në Debatin e Dytë. Faktori i dytë është se moderatori është Chris Wallace i Fox News, i cili mund të jetë i ashpër me Republikanët por mund të jetë më pak i bezdisshëm dhe i anshëm siç kanë qenë moderatorët e deri tanishëm.

Pyetja është se cili do të jetë problemi? Debati i tretë, në përgjithësi, krijon mundësitë për probleme të mbyllura- jo një skenë teatrale.

Në vitin 2012, Republikani Mitt Romney, kalkuloi keq në Debatin e Tretë, duke menduar s epo qëndronte në krye të sondazheve. Ai u vu nën tension për të përjashtuar të përbashkëtat mes vetes dhe presidentit Barack Obama, më shumë se sa të artikulonte ndryshimet mes tyre. Trump nuk do ta bëjë këtë gabim, përkundrazi ka mundësi të preferojë një krijojë një vitrinë të një sjelljeje të qetë  në shfaqjen e tij finale para elektoratit. Kështu, ai do të hidhet në goditje nga poshtë, duke shpresuar për një “knockout”, ndërsa  Clinton do të përdorë hile dhe mënjanime.