(FOTO: Presidenti i zgjedhur, Trump, takohet me presidentin Obama në Zyrën Ovale) 

Takimi i paralajmëruar mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Obama dhe presidentit të zgjedhur, Donald Trump, u realizua sot në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të kalimit paqësor të pushtetit.

Çfarë mësohet deri tani është:

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se “ishte një nder i madh” të takonte President Barack Obama për bisedime mbi kalimin paqësor të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Obama tha se ishte “i inkurajuar” pre “shkëlqesisë” së tij dhe nga “hierarkia e bisedimeve”, të cilat zgjatën për më shumë se një orë.

President Barack Obama tha se do të punojë me presidentin e zgjedhur Donald Trump për të kryer një kalim paqësor të pushtetit.

Palët u takuan për më shumë se një orë e gjysmë në Zyrën Ovale para se të flisnin me reporterët.

“Dua të theksoj para jush, zoti President i zgjedhur, se ne po bëjmë çdo gjë mundet për t’ju ndihmuar ju drejt suksesit. Sepse në qoftë se ju arrini sukses, vendi ynë arrin sukses”, tha Obama

Trump falënderoi Obamën për takimin i cili shkoi gjatë, duke shpjeguar se ai ishte planifikuar vetëm 15 minuta, por shkoi më shumë se një orë.

“Unë po pres me padurim që të kemi bashkëpunim me presidentin në të ardhmen”, tha Trump, duke shtuar se ai do t’i vlerësojë “këshillimet” nga Obama, si pjesë e traditës.

Trump tha se nuk e kishte takuar kurrë president Obamën para këtij takimi deh se biseduan për çështje të brendshme dhe politikën e ardhshme.

/Veritas.com.al/