Kreu i PS-së dhe bashkëkryetari i koalicionit qeverisës, Edi Rama ka sulmuar ashpër kreun e LSI-së dhe Kuvendit, Ilir Meta.

Duke folur në sallën e parlamentit, Rama ka hedhur akuza ndaj Metës, duke i thënë se është “sponsorizuar” për të bllokuar zgjedhjet.

Nuk ka asnjë indice se sponsorizimi mund të ketë ardhur nga George Soros, se atëherë, me këtë akuzë, Rama do të kishte prerë degën e pemës ku qëndron. Soros as është njohur si sponsor i Metës, edhe pse njihte si sponsor i politikanëve majtistë që i ka favorit. Atëherë Rama me siguri ka në kokë skema konspiracioniste.

Ja çfarë tha Rama në Kuvend:

“Nga ana tjetër, përpjekja për tu thënë shqiptarëve se pavarësisht të gjithëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një zgjedhje e sponsorizuar e paguar mbi dorë apo nën dorë, me para apo me peshqeshe për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharak, sepse nuk është opozita zyrtare që e prodhon lirinë, është liria ajo që prodhon”.