Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar qeverinë e Sirisë se është i vendosur të godasë përsëri nëse Siria kryen sulme kimike.

Paralajmërimi erdhi pas Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën tre pozicione siriane në përgjigje të sulmeve kimike në qytetin Douma një javë më parë.

Siria mohon çdo përdorim të amrëve kimike dhe thotë se sulmi ishte sajuar nga rebelët.

Tezoluta e sjellë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga aleati i Sirisë, Rusia, që synonte të dënonte sulmin e kryesuar nga SHBA, u hodh poshtë.

Vala e sulmeve përfaqëson sulmin më të rëndësishmë kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad nga fuqitë e Perëndimit në shtatë vjetët e luftës civile në Siri.

Veritas.com.al/