Duket se sot Moti bëri një kthesë të papritur dhe të shkurtër; vetëm për një ditë- siç tregojnë parashikimet sinoptike.

Nesër do të jetë mot me diell më shumë se vranësira dhe menjë temperaturë më të lartë rreth 7 gradë.

Por sot shirat përmbytën Durrësin dhe hodhën breshër në Korçë.

Një stuhi që ka përfshirë në këto momente qytetin bregdetar të Durrësit ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët kryesore dhe dytësore.

Rrugët pranë Bashkisë janë të mbuluara nga shiu, ndërkohë që si pasojë ka probleme me lëvizjen e automjeteve.

Moti i keq me shtrëngata shiu ka sjellë dhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit.

Në Korçë ka pasur reshje të dendura breshëri. Kulturat bujqësore kanë pësuar dëme të mëdha, siç thonë fermerët.

Moti i keq ka përfshirë thuajse gjithë vendin.

/Veritas.com.al/