Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbi datën e zgjedhjeve për organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).

Ajo tha se:

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve”, ndërsa thekson se “Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”.

“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin”, – mbyll njoftimin e saj Shahini.