Tërmeti i së martës ngriti nivelin e tokëë rreth me 10 centimetra afër qytetit të Durrësit, përgjatë bregdetit të Shqipërisë, shkruan agjensia italiane e lajmeve Ansa.

Kjo është treguar nga pamjet e radarit të marra nga satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Komisionit Evropian, të analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv).

Radari lejoi të matë deformimin e tokës, siç ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhe radar të marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës.

Kjo është marrë gjithashtu në bazë të sinjalit elektromagnetik të emetuar nga sateliti, i pasqyruar nga sipërfaqja e tokës dhe e kapur nga sensori, i cili përfaqësohet në imazhin e marrë me cikle të ndryshme ngjyrash/ TCH/.

Veritas.com.al/

Sentinel 1b