Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë të ditur sot anulimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet vendit të tij dhe Kubës në vitin 2014, nënshkruar nga president Obama, dhe në fjalimin në Majami dënoi regjimin brutal kuban.

Trump tha se marrëveshja me Kubën, të cilën e arriti paraardhësi i tij Barack Obama “nuk iu ndihmon kubanëve, ndërsa e pasuron regjimin”.

Ai premtoi marrëveshje më të mirë për kubanët dhe SHBA-të, ndërsa dënoi vuajtjet e gjata të kubanëve për gjashtë dekada dhe tha se do të dënojë krimet e regjimit të Castros. “Ne e dimë se kjo po ndodh dhe e kemi ditur se kjo ka ndodhur”, ka thënë Trump.

Ai bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në Kubë dhe tha se sanksionet nuk do të hiqen derisa regjimi kuban të mos lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të fillojë respektimin e të drejtave të kubanëve për lirinë e shprehjes dhe tubimet. Po ashtu, Trump bëri thirrje edhe për legalizimin e të gjitha partive politike dhe zgjedhje të lira, sipas BBC.

Trump tha se politika e re është e drejtuar në parandalimin e rrjedhjes së parave për ushtrinë kubane, policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ambasadat do të mbeten të hapura, si dhe mundësia e aterrimeve të aeroplanëve dhe qëndrimi i anijeve në portet kubane, derisa udhëtimet do të kufizohen në ato me “qëllime të arsimit”.

Veritas.com.al/