Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.
“Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale,” tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.
Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur.
Zjarrfikësit në Londër janë duke luftuar me flakët e ferrit, që kanë pushtuar një bllok apartamenetehs ën Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, shkruan The Sun.
Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.
Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve.
Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.
Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 11 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.
Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.
Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.
Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve Dan Daly tha se zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. “Ky është incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”
Policia tha se nëj numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.
Sipas një banori duke folur për Radio BBC Londër, zjarrfiëksit e kanë humbur betejën kundër zjarrit.
“Një prezantues i BBC që jetonte në ndërtesë, George Clarke, tha se ai ishte duke u mbuluar nga hiri ndërkohë që i ikte zjarrit.
“Unë jam 100 m larg dhe jam totalisht i mbuluar nga hiri. Është kaq pikëlluese kur jam duke parë ata që po thërrasin nga katet e larta dhe padyshim, nuk mund të dalin”.