350 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollën 2023-2024 në të gjitha shkollat e vendit. Për herë të parë në bankat e shkollës ulen 29 mijë vogëlushë.
Shkollat në të gjithë vendin hapën dyert për të mirëpritur nxënësit që rikthehen pas pushimeve të verës.
Procesi mësimor, nisi mes luleve dhe përqafimeve me shokët dhe mësuesit.
Më veçantë kjo ditë është për vogëlushët e klasës së parë. Për ta nis rruga drejt dijes.
Natasha Mërkuri është mësuese prej 29 vitesh. Këtë të hënë ajo mirëpriti vogëlushët e klasës së parë.
Rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar për këtë vit shkollor në klasat e dhjeta. Nisja e gjimnazit është një emocion i veçantë për ta.
Në bazë të udhëzuesit të ministrisë së arsimit, ky vit shkollor do të mbyllet më 14 qershor. Pushimet do të ndahen në dy periudha, dy javë për festat e fundvitit në dhjetor dhe 7 ditë në javën e parë të prillit./