“Rreziku më i madh në dimër, është moslëvizja”, thotë me humor Michel Lejoyeux, profesor i psikiatrisë dhe mjekësisë së varësisë në Paris-VII. “Kemi shpesh frikë të dalim, nga meraku se mos ftohemi apo se mos marrim sëmundje të tjera, por, në fund, ndodh e kundërta”.
Mjeku bën thirrje për të bërë gjashtë minuta ecje të shpejtë në ditë, ose një distancë prej 633m, mesatarisht! “Do të rrisnit kësisoj me 30% emocionin pozitiv”, thotë ai.
Është provuar gjithashtu se kjo metodë mundëson uljen e tensionit dhe stresit. “Do të ndjeni një kënaqësi të brendshme dhe truri do të zhvillojë endorfinat”.
Në fakt, endorfinat veprojnë si morfina, por sekretohen nga organizmi. Kjo është arsyeja pse rekomandohet shpesh për njerëzit me depresion të bëjnë sport, çka shkakton çtensionim, relaksim e madje edhe dëshirë për gjumë. “Pra, edhe në qoftë se moti nuk ju nxit për të dalë, mos harroni se aktiviteti fizik të cilin e bëni me qejf në stinët e bukura mund të jetë akoma edhe më i rëndësishëm në dimër”.
/Veritas.com.al/