(FOTO: Logo që përdoret kundër Breitbart është identike me logon e përdorur nga Partia “Pantera e Zezë” në vitin 1959, dhe nga majtistët Marksistë)/

Një përdoruesi i Twitter-it që shkruan me urrejtje ndaj Donald Trump- i cili ka frikë ta zbulojë identitetin e tij sepse siç thotë nuk guxon të përballet me mbështetësit e Donald Trump,- po përpiqet që ta shkatërrojë  Breitbart- një site lajmesh që ka udhëhequr informacionin sidomos gjatë kohës kur Mainstream ra në njëanshmëri pro- establishmentit. Përpjekjet për ët dëmtuar Breitbart po i bën përmes një fushate sulmi mbi kompanitë që bëjnë reklamë në Breitbart, duke i quajtur “racistë”.

Përdoruesi anonim i Twitter, i shpallur si Sleeping Giants, po përpiqet të rrëzojë Breitbart News. Ai ka mundur të errësojë ekranin e Breitbart  me reklamat e caktuara dhe pas kësaj i bezdis kompanitë reklamuese, duke iu kërkuar që ta fusin Breitbart News në “blacklist”.

Dhe shumë kompani në Shtetet e Bashkuara po e hanë karremin- njofton ËND. com.

Është ironike, por po ndodh: Ndërsa ky person i quajtur Sleeping Giants e akuzon Breitbart-in si një site “racist”, faqja në Twitter nxjerr një grusht që i grushtit  të përdorur në vitin 1959 në posterat e e Partisë “Pantera e Zezë”. Një grusht i ngjashëm, gjithashtu i bardhë tipik, është parë që simbolizon pushtetin e bardhë; dhe një tjetër version i kuq përfaqëson të majtët Marksistë Leninistë.

Blogu DigiDay thotë se “Krijuesi i account-it në Twitter preferon të mbetet anonim, me qëllim që të shmangë përballjen me  mbështetësit në internet të Donal Trump.  Përdoruesi i Twitter-it e nisi account-in e tij për shkak se besonte që lajmet false dhe desinformimi  janë, sipas opinionit të tij, dy nga arsyet pse zgjedhjet u kthyen në favor të Donald Trump”.

/Veritas.com.al/