Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisur nga rritja e rasteve të konfirmuar me COVID19 dhe të shtruarve në spitale vijon t’ju bëj thirrje qytetarëve për zbatimin e të masave për parandalimin e përhapjes të virusit SARS COV2. Respektoni rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, për të mbrojtur shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit kane humbur jeten 8 paciente dhe janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
veritas.com.al/