Dita Ndërkombëtare e Gruas i gjeti disa gra në vendin tonë në protestë për të kërkuar më shumë të drejta e barazi gjinore. Me pankartat në duar, ‘S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, gratë e LDGSH kanë protestuar para kryeministrisë, ndërsa këto pankarta i lanë në shkallë si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Nën moton “Protestojmë për të drejtat tona”, gratë dhe vajzat e LDGSH marshuan nga Kryeministria në drejtim të institucioneve të tjera.