U bënë 90 minuta që nga momenti kur ka nisur takimi i dy diplomatëve amerikan- Lu dhe Arvizu, i pari ambasador aktual dhe i dyti ish- ambasador në Tiranë.

Alexandër Arvizu është parë dje në Tiranë, pas më shumë se dy vjet që ka lënë detyrën e ambasadorit të SHBA në Tiranë.

Ajo çfarë merret vesh paraprakisht është se zoti Alexandër Arvizu- ish ambasador në Tiranë, qenka përfshirë në administratën e Rex Tillerson, sekretar i shtetit i SHBA. Ai tani është zëvendës-assistent i sekretarit të shtetit. Ardhja e tij si i dërguar i administratës së re të bën të mendohesh se tashmë çështja e Tiranës politike ka hyrë realisht në administratën e Departamentit të Shtetit; ndërsa dyshohej se ambasadori Lu dhe ambasadoresh Vlahutin kishin lidhje thuajse varësie me qeverinë e Tiranës.

Sipas atyre që po thuhen rreth takimit me zotin Basha, është se në qendër të bisedës ndodhet situata politike, historia tronditëse me kultivimin dhe trafikun e drogës në vend, si dhe shtatë ligjet e reformës në Drejtësi që kaluan në Kuvend pa praninë e opozitës.

Bie në sy edhe fakti se takimi mbahet në selinë e Partisë Demokratike, që tashmë qeveria nuk e pranon si seli të PD, por si SHQUP.

/Veritas.com.al/