Nga: Nard Ndoka/

Rama në Stamboll, i kerkon Erdoganit lira turke për ndërtimin e aeroportit! Njësoj si me lyp kos te “magjypi”!”

Mbas katër viteve qeverisje, flet akoma si opozitar dhe po kërkon edhe dy mandate te tjera për te vazhduar ato qe nuk i nisi kurrë!

I vetmi investim ‘strategjik’, lungomarja e famshme, qe është filluar dhe shpresojmë te përfundojë, qe mos t’kete alibi për te kërkuar përsëri votën e vlonjatëve!

Per katër vite nuk nisi asgjë dhe nuk përfundoi asgjë nga ato qe qeveria e Berishës kishte nisur dhe vota e qytetarëve ja la ne mes: Rruga e kombit, hyrja e tunelit te Elbasanit, rruga e Arbrit dhe shume investime te tjera.

Vendi kërkon mendje dhe ndërhyrje me mend, ky kryeqeveritar, merret me sheshe urbane, njësoj si një Zot shtëpie qe nuk ka kuzhinë fare, dhoma e gjumit nuk ka dyshek e jorgan, pa televizor e ngrohje dhe ky i vendos banjos bide!

Ky Zot Shqipërie, kur populli i tij nuk ka pune, zhytet çdo ditë ne varfëri, emigron, vuan, drobitet, humb besimin për te jetuar, ndërsa Zoti i Shqipërisë merret me hallin e Ballkanit, darkon me Thaçin në Prishtine dhe i shpall lufte Serbisë, drekon ne Stamboll dhe i puth tajaren Erdoganit!

Erdogani- nje lider problematik me te drejtat e njeriut, medias, pakicave dhe me popullin e vet, te cilit i marrin aeroportin shtetëror me grusht shteti, Zoti i Shqipërisë tone, i kërkon te ndërtojë aeroport ne Vlore, Tepelene, Qiparo e Divjake dhe nallane  për qeverinë!

Njësoj si te kërkosh kos te magjypi, kur ai nuk ka as bukë!

Fushata ka filluar, mashtrimet nuk do kenë te sosur, investime me projekte miliardësh, qe shfaqen vetëm ne monitor duke gënjyer veten dhe popullin e tij!

Sa turp, sa rëndë për ta besuar dhe duruar akoma më shumë! Zgjohu popull opozitar, 18 Shkurti, është një prove dhe mundeni për të gjithë!”

/Veritas.com.al/