Protestat kanë shpërthyer në Greqi për aksidentin hekurudhor që vrau 47 persona, me shumë njerëz që e shohin atë si një aksident që pritej të ndodhte.
Rebelët u përleshën me policinë jashtë selisë së Hellenic Train në Athinë – kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.
Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia mbrëmjen e së martës.
Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi.
Aksidenti hekurudhor në Greqi që shkaktoi rreth 50 viktima ka shkaktuar revolta të mëdha tek qytetarët. Pas kësaj tragjedie, qytetarë të shumtë kanë protestuar jashtë kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave në Greqi.
Gjithashtu protesta u mbajtën në Selanik dhe në qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia. Qeveria, bëri me dije se ngjarja do të hetohet dhe se do të merren masat e domosdoshme për të zbardhur detajet e plota.
Ndërkohë 3 ditë zie kombëtare u shpallën në të gjithë vendin pas ngjarjes së rëndë.