Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ndaj të cilit Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të rihapë gjykimin ndaj tij për dosjen “Gërdeci”, i ka bërë rekurs vendimit. Rekursi është depozituar nga avokati i tij mbrojtës, ku i kërkon Gjykatës së Lartë prishjen e vendimit të Apelit te Posaçëm, pasi ky vendim ështe akt antikushtetues, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.

Gjithashtu sipas avokatit mbrojtës të ish ministrit, Ardian Visha, një tjetër argument është se vepra penale për të cilën ish ministri akuzohet është parashkruar. Rekursi ndaj ish-ministrit vjen vetëm disa ditë pasi u zbardh vendimi nga ana e gjykatës

Në vendimin e arsyetuar togat e zeza të Apelit theksonin se Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për çështjen e Gërdecit. Gjithashtu në vendim thuhet se afatet e parashkrimit janë respektuar, pasi Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.  Një tjetër argument që u përdor nga gjykata është edhe fakti që Mediut iu hoq imuniteti në vitin 2012, çka i hap rrugën gjykimit.

Po ashtu rënia e imunitetit është vlerësuar si fakt i ri për gjykatën. Kujtojmë se çështja ndaj Mediut u mbyll më 14 Shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit.

Por pas vendimit të Apelit të Posaçëm, për gjykim ndaj Mediut, dosja është në duart e strukturës anti-korrupsion, dhe i mbetet SPAK-ut, që të vendosë  nëse do të kërkojë që ndaj Fatmir Mediut të caktohet masë sigurie apo procesi ndaj ti të zhvillohet në gjëndje të lirë. Ishin familjarë të e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen Gërdeci