JOEL B. POLLAK/ BREITBART

Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë se forcat amerikane kishin vrarë Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësin e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, ose ISIS, duke thënë se Bagdadi kishte “vdekur si qen”, dhe kishte ” renkuar,qarë,dhe bërtitur deri në fund. ”

Përshkrimi i pazakontë i gjallë i Trump për betejën në vendin e fshehtë të Bagdadit – në të cilin asnjë amerikan ose aleat nuk u vra apo u plagos  – u përpoq ta portretizonte Bagdadin si një frikacak që “vdiq si qen”, djall deri në fund.

Trump i eshte referuar momenteve te fundit të Bagdadit në një fjalim drejtuar kombit:

Ai vdiq pasi vrapoi në një tunel pa dalje ‘duke rënkuar, duke qarë, dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës.

Ne kete menyre kompleksi u pastrua, me njerëz qe ose u dorëzuan, ose u qëlluan dhe u vranë. Njëmbëdhjetë fëmijë të vegjël u shpërngulën jashte nga shtëpia dhe nuk janë plagosur.

Të vetmit që mbetën në tunel ishin Bagdadi dhe ai kishte tërhequr zvarrë me vete tre nga fëmijët e tij të vegjël. Ata u çuan drejt një vdekjeje të sigurt.

Arriti në fund te tunelit, pasi qentë tanë e ndoqnin.

Ai ndezi jelekun e tij, duke vrarë veten dhe tre fëmijët.

Trupi i tij u coptua nga shpërthimi.

Për më tepër, tuneli e kishte zënë përfund.

Krimineli i cili u përpoq të vriste e të frikësonte të tjerët i kaloi momentet e tij të fundit në një frikë të plotë, në panik total dhe terror, i tmerruar nga forcat amerikane që po e gjurmonin.

Bagdadi dhe humbësit që kanë punuar për të – dhe humbës janë ata – nuk e kishin idenë se çfarë po i gjente …

Ai ishte një i sëmurë dhe pervers dhe tani u zhduk. Bagdadi ishte vicioz dhe i dhunshëm dhe vdiq në një mënyrë vicioze dhe të dhunshme, si një frikacak, duke vrapuar dhe duke qarë.

Një vrasës brutal, nje që ka shkaktuar kaq shumë mundime dhe vdekje, është eleminuar me dhunë. Ai kurrë më nuk do të dëmtojë një burrë, grua ose fëmijë tjetër të pafajshëm.

Ai vdiq si qen. Ai vdiq si një frikacak. Bota tani është një vend shumë më i sigurt.

Trump permendi amerikanët dhe të tjerët që ISIS kishte vrarë grafikisht në videot e publikuara botës.

Ai falënderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë, Irakun dhe forcat Kurde për ndihmën e tyre. Ai gjithashtu vlerësoi inteligjencën dhe personelin ushtarak Amerikan.

Adresimi i Trump ishte disi në kontrast me njoftimin e faktit të Presidentit Barack Obama në maj 2011 se udhëheqësi i Al-Qeada, Osama bin Laden ishte vrarë.

VERITAS.COM.AL/