I dërguari i Donald Trump për misione speciale dhe ish emisari i Washingtonit për dialogun Kosovë – Serbi, Riçard Grenell sulmon sërish Albin Kurtin, pas deklaratave të tij një ditë më parë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA nuk kanë qenë ndonjëherë më të mira se sa gjatë qeverisjes së tij.
Grenell e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës ‘një njeri delirant’.
Ai shkroi në rrjetin Social X se Albin Kurti eshte kryeministri qe eshte denuar e kritikuar nga administrata e Pare Biden, nga Administrata Trump, NATO, BE , ish sekretari Amerikan i Shtetit Blinken dhe te tjere.
Kurti gjithesesi gjate reagimit te tij pranoi se SHBA-të kanë shprehur shqetësime dhe kritika, por theksoi se keto reagime janë konstruktive dhe e ndihmojnë Kosovën të ecë përpara.
Ai më tej ka pohuar se nën udhëheqjen e tij, lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë forcuar jo vetëm diplomatikisht por edhe në fushën e sigurisë dhe energjisë.
Më 3 shkurt, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Richard Grenell kritikoi ashpër Albin Kurtin. Në një postim në X, Grenell shkroj se “Qeveria Kurti ishte e pabesueshme gjatë mandatit të parë të Trump, dhe gjithashtu ka qenë jo e besueshme gjatë mandatit të Bidenit”.
Krahas kësaj, Grenell pohoi se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por jo në Kosovë dhe fajësoi Kurtin për këtë mungesë investimesh, duke i bere thirrje te drejtperdrejt qytetareve te Kosoves te mos mashtrohen./
Komente