Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kërkuar sot përmes Facebook që të ngrihen këtë javë KLP dhe KLGJ, përmes një ‘procesi të lirë’ të prokurorëve.

Ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një mesazh të qartë për sistemin gjyqësor në vend.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ ambasada i bën thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, që do të mbahet këtë javë.

Po ashtu ajo thekson se një sistem drejtësie tërësisht funksional është në interesin e qytetarëve, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Veritas.com.al/