(Foto: Arkiv)/

Gjatë ditës së sotme, ambasadori Kosnett ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që ishte i shoqëruar edhe me nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani si dhe me anëtarin e Kryesisë, Avdullah Hoti. Tema e bisedës ka qenë e njëjtë: Formimi sa shpejt i qeverisë së re në Kosovë!

Pasdite Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Siç merr vesh KTV-ja, takimi ka përfunduar minuta më parë dhe në këtë takim Kosnetti ka kërkuar nga Kurti formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci.

Veritas.com.al/