(FOTO: Sali Berisha dhe Donald Lu. Foto Arkiv)

Në këto momente në një nga ambientet e “Hotel Tirana International “po mbahet Simpoziumi Anti- korrupsion me titull “Sytë dret të Ardhmes- Muri i Korrupsionit çahet” ku marrin pjesë edhe presidenti i republikës, Bujar Nishani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Lu, ka ngritur përsëri sot rëndësinë e zbatimit të Ligjit të Vetingut si pjesë e Reformës në Drejtësi. Ai ka vlerësuar Komisionin e Venecias në këtë çështje; gjithashtu edhe pikëpamjen e Sali Berishës- ish  kryeministër, lidhur me zbatimin e Vettingut.

“I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e urta, – tha Lu. – Jam dakord me Doktor Sali Berishën që ka thënë para disa kohësh se opinioni i Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit, reformën më të mirë të drejtësisë.”

Deklarata e ambasadori amerikan Lu, ishte thuajse e papritur. Dy ditë më parë ai i quajti “gënjeshtra” fjalët që thuhen rreth manovrimeve të fundit me përkthimin e ligjit. Kohë më parë zoti Lu ka bërë thirrje për “shpejtësi e nxitim” në punën me ligjin” duke nënkuptuar se Komisioni i Venecias nuk ka ndonjë rol të veçantë. Po kështu ai ka thënë se “fajtore për Vettingun” është Partia Demokratike.

Ndryshimi i sotëm i ambasadorit Lu ishte si në qiell të pastër.

/Veritas.com.al/