Pak kohe pasi opozitari Basha ka njoftuar se kishte nje takim me ambasadoret e shteteve te BE, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë Kryeministrit Edi Rama.

Takimi mes zonjës Kim dhe kryeministrit Rama ka zgjatur rreth 1 orë.

Ky takim vjen pas situatës së tensionuar në vend, qysh pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këto ditë janë shoqëruar me një valë protestash pikërisht për Teatrin, ndërkohë që e radhës është njoftuar për ditën e nesërme.

Paraditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, por pa praninë e zonjës Yuri Kim.

VERITAS.COM.AL/