Katër shqiptarët e Kosovës që u arrestuan nga trafiqet e Tiranës të premten, i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda vendit tonë. Siç raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serb, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje.
Policia ka mundur të identifikojë raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.
Për këtë janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin për t’u shitur në Greqi. Blerësit e këtyre armëve, sipas burimeve pranë policisë, rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm në fushën e drogës dhe krimeve të tjera të rënda.