(FOTO: Nga një askion i policisë së Parisit pranë kullës Eiffel)
-Objektivi i sulmeve ishin tregu i Krishtlindjeve, Disneyland, bare e kafe, Selia e Policisë, Stacioni i Trenit-
Militantë fanatik të ISIS po planifikonin që të sulmonin Disneyland dhe tregun e Krishtlindjeve në Champs-Elysees gjatë një sulmi të ri javën e ardhshme në Paris- sipas Policisë.
Xhihadistët kishin në plan që të sulmonin më datë 1 Dhjetor dhe kishin shënuar në objektiv të sulmit disa pika të qytetit, duke përfshirë Qendrën e Policisë, Stacionin e Metrosë, dhe bare e kafe në qendër të qytetit.
Shtatë të dyshuar janë arrestuar nga një aksion i policisë , sipas gazetës “London Daily Mail”- në qytetin lindor të Strasburgut dhe në Marseille, në jug. Aksioni i Policisë për arrestimin e tyre u ndërmor pas tetë muaj hetime dhe zbulime të shërbimit sekret.
/Veritas.com.al/