Policia e Shtetit ka zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.
Operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin.
Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.