Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëjë një “ulje emergjente” pasi ka pasur vështirësi fluturimi për shkak të kushteve të motit, por dyshohet se është rrëzuar.

Sipas mediave lokale, Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga kufiri me Azerbajxhanin, ku hapi digat Qiz Qalasi dhe Khodaafarin. Helikopteri ishte një nga tre që udhëtonin në një kolonë.

Ministri i Brendshëm i Iranit thotë se ekipet e shpëtimit janë ende duke u munduar për të arritur në vend, por përpjekjet e tyre po pengohen nga kushtet e këqija të motit.

Bashkë me Raisin mungojnë edhe ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe kleriku i lartë me detyrë guvernator i islamit në një provincë, Imam Seyyed Mohammad-Ali Al-Hashem.