ATTA KENARE/AFP/Getty

Bashkimi Evropian (B.E.) është gati të hapë një kanal alternativ për të drejtuar tregtinë dhe financat me Iranin që do të anashkalojnë sanksionet e SHBA kundër republikës Islamike, tha të hënën ministri i jashtëm Gjerman.

“Mjeti me qëllim të posaçëm”, ose SPV, është pjesë e një përpjekje të përbashkët te B.E për të mbajtur gjallë tregtinë ndërkombëtare me Iranin pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje tregtare e mëparshme e Obamës në majin e shkuar, duke e përplasur atë si një “marrëveshje të tmerrshme dhe të njëanshme”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Bahram Qassemi bëri thirrje të dielën për B.E. të qëndrojnë të përkushtuar ndaj premtimit të tyre për fillimin e SPV. Z. Qassemi ankohej për vonesën në nisjen e mjetit që u njoftua fillimisht në gushtin e kaluar dhe u bëri thirrje evropianëve të sfidojnë SHBA.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u tha gazetarëve të hënën në Bruksel se ai ishte i lumtur ti shërbente kërkesës se Iranit dhe “sa i përket mjetit me qëllim të veçantë:  do të regjistrohet, nuk është regjistruar ende, por do të thoja se zbatimi i planit tonë është i afërt. ”

Zyrtarët e larte te BE-se kanë thënë për javë që mekanizmi i financimit do të ngrihet dhe zhvillohet shpejt, por ata kanë ngurruar të japin detaje në mes të shqetësimeve evropiane se Mr.Trump do të targetonte vendin ku është bazuar dhe të gjithë të tjerët që marrin pjesë.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Evropianët se ata mund të përballen me gjoba dhe dënime të ashpra, nëse ata përpiqen të anashkalojnë sanksionet ndërsa regjistruan zhgënjimin e tyre me B.E., sic ka detajuar Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo:

Këshilltari i sigurimit kombëtar i presidentit Trump John Bolton është tallur më parë me B.E. për shkak se janë të lehtë mbi detajet se si do të funksionojnë mekanizmat e saj të evazionit.

“Bashkimi Europian është i fortë në retorikë dhe është i dobët në ndjekjen e saj”, tha ai për fushatën Te Bashkuar Kundër një Irani Bërthamor. “Ne nuk kemi për qëllim të lejojmë që sanksionet tona të shmangen nga Evropa apo dikush tjetër”.

John Bolton lëshoi gjithashtu paralajmërime jo delikate ndaj udhëheqësve të Iranit: “Ne po vëzhgojmë dhe do tju vijmë pas”.

“Nëse kaloni mbi aleatët tanë ose partnerët tanë, nëse i dëmtoni qytetarët tanë, nëse vazhdoni të gënjeni, mashtroni dhe tradhtoni, do të jetë ferr për të paguar”.

Veritas.com.al/