Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama zbuloi se ka pasur biseda me Baba Reshatin.
Ai theksoi se ky i fundit nuk ishte thjesht një udhëheqës fetar, por jetoi bektashizmin bashkë me fatet e atdheut.
“Baba Reshati nuk ishte thjesht një udhëheqës fetar. Kam pasur biseda me të. Ai nuk ishte vetëm një kryegjysh që fliste për dogma, por ato që ai fliste ai i jetonte dhe ai e jetoi bektashizmin bashkë me fatet e atdheut si të ishin trupi i tij. Ndaj, askush që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti, askush s’’ka pse i trembet idesë së kësaj embleme dhe duhet ta shohi si frymë sigurie, të shkruar nga Naim Frashëri si një amanet. Në këtë rast këtë ua sugjeroj analistëve se nuk kuptojnë pa u munduar dhe flasin për shumëçka që i drejtohet Allahut për lutjen e tyre, që t’i bëj derman.
Siç thoshte Haxhi Bektash Veliu, rruga jonë është rruga e dashurisë dhe në këtë rrugë nuk ka ndarje, sepse zoti është një”, tha Rama.
Komente