Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Tëitter” pas publikimit të raportit për lirinë e medias në vend nga organizata botërore “Reporterët pa kufij”.

Menjëherë pas raportit ka reaguar presidenti i Republikës, Meta, duke mos e ndarë fjalën ‘Alarm’.  Meta ka alarm sa herë i do qejfi, edhe kur përmbyten tokat, edhe kur zë djathi krimba, edhe kur bëhen raporte për gazetarë…

Rama iu përgjigjet dhe gjithë kritikëve dhe atyre që bëjnë moral. duke i quajtur ‘virgjëresha’ duke i akuzuar se rrihnin e plagosnin gazetarë.

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama teksa publikon edhe një renditje të Shqipërisë për lirinë e medias nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Nga kjo renditje shihet se Shqipëria në vitin 2014, kur PS mori pushtetin, ishte në vendin e 85-të, ndërsa në 2018 megjithëse ka rënie është në vendin e 82-të.

Veritas.com.al/