Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit të vendit, i cili u shpreh se opozita po krijon panik dhe po dezinformon qytetarët, një reagim vjen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili vazhdon ti mëshojë faktit që kryeministri duhet të japë llogari për shpërndarjen e 1.2 milionë maska të skaduara.

“Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve”, shton më tej Basha.

Postimi i plotë:

“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur”.

VERITAS.COM.AL