Komisioni Europian (KE) po harton plane të reja sa i përket luftës kundër korrupsionit, jo vetëm në vendet e Bashkimit Europian, por në të gjithë Botën.
Deklarata erdhi këtë të mërkurë pas raportit vjetor mbi sundimin e ligjit, një raport ky i cili monitoron nivelet e korrupsionit në shtetet anëtare të Unionit, por jo vetëm.
Një rrjet i Bashkimit Europian i cili do të ngrihet për të lufftuar korrupsionin do të shërbejë si një katalizator për parandalimin e këtij fenomeni nën udhëzimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian në mënyrë që këta institucione të bashkëpunojnë në koherencë më njëri-tjetrin.
Nëse këto masa të cilat janë prezantuar do të marrin miratimin e Komisionit Europian atëherë ato do të shërbejnë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit 27 anëtarësh.
Kjo paketë do të zgjasë regjimin e sanksione që përdoren për të ndëshuar vendet e treta për abuzimin e të drejtave të njeriut apo për afera të ndryshme korruptive.
Duke besuar se korrupsioni është një fenomen i cili minon demokracinë, personat të cilët do të vendosen në listen e sanksioneve pavarësisht nga çfarë vendi vijnë, atyre do t’iu bllokohen asetet e ndryshme dhe do t’iu ndalohet udhëtimi në shtetet e Bashkimit Europian.
Sipas këtij plani të ri të Bashkimit Europian pritet që ta bëjë më të lehtë ndjekjen penale ndaj individëve apo grupeve të caktuara që përfshihen në afera korruptive