Greqia dhe Spanja janë nën presion në rritje nga aleatët e tyre në BE dhe NATO për të ofruar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, raporton Financial Times .
Burime për prestigjozen britanike bënë me dije se gjatë një samiti në Bruksel javën e kaluar, disa liderë të BE-së i kërkuan kryeministrave spanjollë dhe grekë, Pedro Sánchez dhe Kyriakos Mitsotakis, që t’i jepnin disa nga sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore Kievit.
Kërkea ndaj Spanjës dhe Greqisë vjen në një momet kritik në frontin e luftës, ku Ukrainës i nevojiten predha artilerie, raketa të mbrojtjes ajrore dhe raketa me rreze të gjatë.
Forcat e armatosura të kombinuara të Spanjës dhe Greqisë zotërojnë më shumë se një duzinë sisteme Patriot, si dhe të tjerë si S-300, raportoi FT.
Rusia ka rrëzuar disa termocentrale duke i vënë në shënjestër me raketa të shumta, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv, ku jetojnë 1.3 milionë banorë.