19 Qershori shënon nisjen e mandatit 4 vjeçar në drejtimin e Bashkisë Shkodër nga Benet Beci.

E pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën.

Si dy shkodranë shtrënguan duart dhe patën një bisedë të vogël kortezie.

Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” shkruan Beci në një postim në facebook.

Në mbledhjen e paradites së konstituimit të keshillit të bashkise morën pjesë dy ministret Elisa Spiropali dhe Edona Bilali si dhe deputeti Agron Cela se bashku me prefekten Majlinda Angoni.

Kryetari i këshillit Bashkiak Oltion Luli u zgjodh kryetar i këshillit me 30 vota ndërkohë që zv/Kryetare janë zgjedhur dy zonja, përkatësisht Valjeta Bajraktari e Bashkë Fitojmë dhe Violeta Perndreca e PSD-së.