Sali Berisha e ka amnistuar sot Lulzim Bashën duke qenë se ky i fundit kishte zi në familje. Për ta mbushur kohën televizive që i japin dy-tre kanale që janë ngritur me lekët e përgjakura të Gërdecit dhe jo vetëm, ai ka anatemuar ç’i ka dalë para nga qeveria, ndërsa Lulin ua ka lënë kamzalinjve e barrojsve të mbledhur në mbështetje të tij, e që kanë zaaptuar toka e s’kanë paguar dritat a ujë për 20 vite.

Sali Berisha njihet për ‘shijen’ e tij në zgjedhjen e atyre që anatemon. Degjojani me vëmendje deklaratat qyshse Amerika e shkundi me themel dhe e detyroi të dalë të sqarohet qark më qark, e qytet me qytet. E nis me Engjëll Agaçin, zyrtar i administratës. Kalon të Sokol Sadushi, që dhe vetë Ministria e Drejtësisë e ka harruar ku punon. Hidhet tek Olta Xhaçka dhe e akuzon për firma piramidale, kur atëherë Olta ishte 18 vjeç dhe Sali përgjakte vendin. Dhe sot, i është turrur Belinda Ballukut. Berisha, që bëhet shume merak për fondet e rrugëve, Berisha që Rrugën e Kombit e bëri krahë e kofshë me Lulzim Bashën, ka guximin të përmendë muhabet tenderash e kilometrash. Pa letra ne dorë e pa dëshmitarë në sallë.

Interesant dhe po aq bajate është krahasimi që përdor Berisha për Ballukun. Ai ka guxuar t’i permendë gjyshin e saj duke thënë se Beqiri ka vjedhur 10 herë më pak sesa ajo. Në fakt, Sali Berisha ka treguar edhe një herë zellin se si ish-anëtar i bindur i PPSH është gati të prodhojë akuza monstruoze kundrejt atyre që s’i ngjisin. Për vjedhje, Beqirin s’e ka akuzuar as Enveri, dhe e bën Sali Berisha. Ndërsa Sali Berisha si dëshmitar i gjyqeve të komunizmit, ka shkëlqyer, thoshte Hysen Shoshori që e ka pasur përballë teksa Saliu kërkonte dënimin për të me varje në litar. Çudi e madhe, se si ky personaliteti i ‘shpresës së re’ që ka prova për vjedhje para 50 vitesh, kur edhe Robert Papa me pardesynë e tij, s’i gjente dot nëpër tunelet ku futej. (Ky ka qenë një turp tjetër i mediave të Berishës, por më mirë që e kemi harruar).

VERITAS.COM.AL