Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuari special në emisionin “360Gradë” drejtuar nga Artur Zheji, në televizionin ‘Ora News’ mbrëmjen e së martës, dhe ka folur për herë të parë hapur mbi ambasadorin Lu, mbi multimiliarderin Soros dhe presidentin Rus Putin.

Fillimisht, duke marrë shkas nga ngjarjet në Kuvend me rastin e aktit kundër Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, zoti Berisha foli për dy ambasadorët kryesorë në Tiranë, të cilët mbajtën anën e qeverisë dhe kundër Kushtetutës. Ai i quajti ambasadorët Lu dhe Vllahutin si ‘ambasadroë të kryeministrit Rama’, duke aluduar se ata nuk përfaqësojnë as qeverinë e SHBA as të Shteteve të Bashkuara.

Duke i quajtur ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorë të Ramës në SHBA e BE, Berisha parashikoi se Rama nuk do të zgjasë më shumë se 4 muaj mandatin e tij në krye të qeverisë.

Zoti Berisha e lidhi rolin ë tyre me tentativën e George Soros për të kapur zonat rreth Rusisë, siç është edhe Shqipëria,  dhe komuniztizimin e tyre.

“Sorosianët përhapën idenë se PD bashkëpunon me rusët” tha Berisha por në fakt gjithë përgjegjësinë e çoi te PS si trashëgimtare e Partisë së Punës.

“Shtrati i agjenturës ruse është PS. Trashëgimtare direkt e agjenturës të ngritur për dekada në ish-Bashkimin Sovjetik të përfaqësuar nga hierarkë kryesor të KGB-së nga Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri. Edhe Edi Rama i përket njërës prej familjeve që përcillte vetëm agjenturën ruse. PD u themelua dhe qëndroi fuqishëm si bastion i orientimit perëndimor të kombit shqiptar. E di kush e ka përhapur këtë? Sorosianët! Absolutisht njerëz që bashkëpunojnë me rusët.

Pyetje: Jeni të sigurt se shërbimet inteligjente amerikane e kanë zbardhur?

Berisha: Absolutisht! Përpjekjet kanë qenë reale të grupit të Sorosit dhe këtë e kam të identifikuar plotësisht.

Duke folur mbi tentativat e Soros dhe rolin e Putin në rajon, zoti Berisha tha:

“Sorosi me Putinin kanë një luftë të tyren. Askush nuk është shprehur ndaj Putinit me ato që jam shprehur unë. Putini bën gjithçka për të përhapur pushtetin autokratik por për një gjë nuk mund të akuzojmë Vladimirin: se po përhap komunizmin.  Sot mbështetës kryesore i mbeturinave toksike të komunizmit, është Sorosi.

Është mbështetësi kryesor i doktrinës dhe mbetjeve të komunizmit.

Pyetje: Nuk ka sens që një miliarderë të jetë komunist…

Berisha:  “Çfarë janë ato shoqata që krijon SHBA kundër Trump? Janë që të gjitha me platformë komuniste. Putinit mund t’i thuash te 120 mijë, por Sorosi është mbështetësi kryesor i mbeturinave të komunizmit”.

Veritas..com.al/