Në një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Biden ravijëzoi edhe njëherë qëndrimin e autoriteteve amerikane për aderimin e shteteve të WB-së.

Pas publikimit të komunikatës zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, erdhi dhe reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kim nënvizoi fjalën e presidentit Biden, i cili mbështet vijimin e procesit të pranimit mes BE-së dhe WB-së.

Gjatë bisedës me von der Leyen, Biden ripohoi mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian.

“BE-ja konsiderohet si një partner themelor për Shtetet e Bashkuara dhe angazhimin e tij për të vazhduar zbatimin e rezultateve nga Samiti i muajit qershor”, shkruhet në deklaratë.

Pas telefonatës, Ursula von der Leyen deklaroi në profilin e saj në Twitter angazhimin e përbashkët SHBA-BE, për të ecur përpara. Kjo, sa u takon të gjitha çështjeve të përbashkëta.

Presidenti Biden përshëndeti rinovimin e bashkëpunimit SHBA-BE për COVID-19 dhe marrjen e hapave për të adresuar krizën klimatike, përfshirë përpara COP-26 në Glasgow, Skoci gjatë muajit tetor