SHQIPËRI- Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me protestën dhe bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.

ABC News  ka mësuar se deputetët e proceduar të Partisë Demokratike janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.

Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit, ndërsa disa nga protestuesit janë proceduar për djegien e gomave.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aktet e jashtëligjshme të zhvilluara gjatë protestës së ditës së djeshme, më datë 29.10.2024, ka arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.