Qyteti i  Tiranë është zgjuar sot me një mëngjes krejt ndryshe, pasi bora ka zbardhur gjithçka.

Rralle bie bore ne Tirane. kjo e vertete ka zene vend edhe ne kenget per Tiranen, dekade pas dekade. Ky vit mund te quhet me shans, sepse bora e bardhi poltesisht Tiranen dhe po qendron akoma e pa shkrire.

Qytetarët kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë ditën e pushimit, e cila përkon edhe me ditën e të dashurave, ‘Shën Valentini’, për të bërë disa foto dhe që t’i ruajnë në albumet e tyre fotografike.

Reshjet e dëborës të cilat nisën që mbrëmë dhe vazhduan që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë sjellë dhe probleme për qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve, pasi moti shoqërohet nga temperatura të ulta.

VERITAS.COM.AL